blog-post

Postuar më: 10-10-2023

Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta

Më 10 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :