blog-post

Postuar më: 18-11-2026

Trajnim mbi fuqizimin e drejtësisë në fushën e punës, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të punës në praktikën gjyqësore

Akademia e Drejtësisë, më 17 dhe 18 nëntor 2026, po mban trajnimin dy-ditor me temë "Fuqizimi i drejtësisë në fushën e punës, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të punës në praktikën gjyqësore". Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe GIZ.

Trajnimi po udhëhiqet nga ekspertët e ILO-s, z. Lejo Sibbel, Specialist i Lartë për Dialogun Social, të Drejtën e Punës dhe Standardet Ndërkombëtare të Punës, dhe Prof. Attila Kun, Anëtar i Komitetit të Ekspertëve të ILO-s për Zbatimin e Konventave dhe Rekomandimeve.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është fuqizimi i drejtësisë në fushën e punës dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare të punës në praktikën gjyqësore në Kosovë.

Temat kryesore:

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit po trajtojnë tema me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë, duke përfshirë:

 Standardet Ndërkombëtare të Punës të ILO-s: Si hartohen dhe mbikëqyren ato dhe cila është rëndësia e tyre për praktikën gjyqësore;  Studim rasti mbi diskriminimin dhe barazinë e mundësive;  Hyrje në acquis të BE-së dhe në të Drejtën e BE-së në fusha të përzgjedhura  Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në fusha të përzgjedhura  Roli i gjyqtarëve, prokurorëve dhe Inspektoratit të Punës në avancimin e punës së denjë: Sfidat dhe mundësitë praktike

🗣️ Metodologjia:

Përveç sesioneve teorike dhe prezantimeve, trajnimi përfshin punë praktike në grupe përmes studimeve të rasteve, si dhe një panel diskutimi mbi rolin, sfidat dhe mundësitë praktike të gjyqtarëve, prokurorëve dhe Inspektoratit të Punës në avancimin e punës së denjë.

👥 Përfituesit e trajnimit:

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët, prokurorët, bashkëpunëtorët profesionalë, përfaqësues nga Inspektorati i Punës, si dhe zyrtarë nga Ministria e Punës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :