Moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale , sesioni i katërt – Arsyetimi Ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal
Më 19 korrik 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata njëmbëdhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta për një vendim të arsyetuar gjyqësor, metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal dhe arsyetimi i aktgjykimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 19-07-2024