blog-post

Postuar më: 16-07-2024

Moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale, sesioni i parë - Shkrimi ligjor

Më 16 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata njëmbëdhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesioni po trajtohen këto tema; rëndësia e shkrimit ligjor karakteristikat e shkrimit ligjor dhe dallimi me shkrimin tradicional dhe norma ligjore që formalizojnë mënyrën e shprehjes së opinioneve dhe argumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :