blog-post

Postuar më: 25-07-2024

Moduli– Dhuna në familje, sesioni i dytë: Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje

Më 25 korrik 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Dhuna në familje në aspektin penal ”, në mbështetje të trajnuesit znj. Shenaj Berisha, Prokurore në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: sjellja e dhunshme jashtë familjes, xhelozia dhe posesiviteti ekstrem, mosrespektimi i urdhrave të ndalimit nga gjykatat ose policia dhe aktet/incidentet e mëparshme të DHBGJ-së ndaj viktimës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :