Moduli: E drejta e punës, sesioni i tretë: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit për Zyrtar Publik
Më 16 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve, pezullimi, ndërprerja dhe përfundimi i marrëdhënies së punës në shërbimin civil, Ligji për Zyrtarët Publik, Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe konflikti Administrativ. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 16-04-2024