
Moduli: Procedura e kryerësve me çrregullime mendore
Me datë 01, 02, 03 korrik 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e trembëdhjetë është realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “ Procedura e kryerësve me çrregullime mendore ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Përgjegjshmëria, Historiku i trajtimit në procedurën penale lidhur me gjykimin e kryerësve me çrregullime mendore dhe simulime gjyqësore.
Trajnimi është zhvilluar me anë të metodës interaktive, bazuar në raste praktike, po ashtu në kuadër të këtij modulit është zhvilluar edhe simulim gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 03-07-2025