blog-post

Postuar më: 10-07-2025

Punëtoria Ndërkombëtare për Luftimin e Veprave Penale të Narkotikëve

Sot, Akademia e Drejtësisë së Kosovës ka nderin të jetë nikoqire e Punëtorisë Ndërkombëtare për Luftimin e Veprave Penale të Narkotikëve, e cila po mbahet me mbështetjen e TIKA-s dhe në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë.

Ky aktivitet ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimeve që lidhen me narkotikët, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vendet pjesëmarrëse.

Punëtoria u hap zyrtarisht me fjalët përshëndetëse nga ana Drejtorit Ekzekutiv të AD-së z. Enver Fejzullahu, nga z. Fejzullah Rexhepi Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, z. Idlir Peçi - pedagog nga Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë.

Në vazhdim të pranishmit u përshëndetën edhe nga z. Sabri Tunç Angili, Ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Mehmet Yilmaz zv. Ministër i Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe nga z. Blerim Sallahu, zv. Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Krahas punëtorisë delegacionet nga shtetet pjesëmarrëse nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv të AD-së janë duke realizuar vizita në institucionet e drejtësisë në Kosovë 🔗 Ky është një hap konkret drejt ndërtimit të një qasjeje më efikase dhe të koordinuar në luftën kundër veprave penale të narkotikëve.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :