Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur
Me 19-21 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Shpetim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.
Nga ky modul janë trajtuar: Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penaletë kryera si të mitur efekti i dënimit në masën edukuese, masat e diversitetit dhe ndërmjetësimi, masat edukuese dhe dënimet, procedura përgatitore, shqyrtimi gjyqësor dhe vendimet dhe mjetet juridike, dhe mbrojtja e fëmijës si viktime ne procedurën penale.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 25-11-2024