
Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i dytë- Masat dhe dënimet ndaj të miturve
Më 05 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur, efekti i dënimit në masën edukative dhe masat e diversitetit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 05-07-2024