
Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i gjashtë - Mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë
Më 11 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Shpëtim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: llojet e vendimeve gjyqësore, pjesët e vendimeve gjyqësore, vlerësimi i provave lidhur me personalitetin e të miturit, lerësimi i provave lidhur me veprën penal, mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë dhe zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 11-07-2024