blog-post

Postuar më: 14-05-2024

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i dytë - Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Më 14 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorinë Speciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shtrëngimi, Privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve dhe kontrolli i kundërligjshëm dhe shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :