blog-post

Postuar më: 15-05-2024

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i gjashtë- Veprat penale kundër pasurisë

Më 15 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vjedhja, vjedhja e shërbimeve, e rëna, dhe vjedhja grabitqare, shpërdorimi i pasurisë së huaj, marrja në posedim e pasurisë së luajtshme dhe uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :