
Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor (KODI MTF01)
Me datë 30 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor (KODI MTF01)”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, znj. Aishe Qorraj-Berisha, si dhe z. Shkëlzen Maliqi.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet dhe normat e sjelljes etike si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.
Postuar më: 30-06-2025