blog-post

Postuar më: 24-06-2025

Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor

Me datë 23 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet dhe normat e sjelljes etike si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.

Shpërndaje :