blog-post

Postuar më: 11-09-2023

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i trembëdhjetë: Veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve

Më 11 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agron Uka, prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuror të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :