blog-post

Postuar më: 27-11-2024

Moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës

Me 22, 25, 27 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës ” në kuadër të kurikulës “ Shakthtësitë Personale dhe Ndërdisiplinare ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Nga ky modul janë trajtuar: Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës, qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve si dhe kontrolli i shtyrjes, udhëheqësia dhe masat e përformancës së gjyqtaëve dhe vlerësimi i përformancës së gjyqtarëve Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :