blog-post

Postuar më: 25-11-2024

Moduli: Procedurat alternative

Me 07, 15 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “

Procedurat alternative ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Kujtim Munishi, Prokuror Prokuroria Themelore Prishtinë Nga ky modul janë trajtuar: Diversioni dhe ndërmjetësimi dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :