Moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i dytë: Paraburgimi
Më 01 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni të dytë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 01-07-2024