Moduli: Provat në procedurën penale
Me 01-08 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli “ Provat në procedurën penale ” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Kuptimi dhe llojet e provave në procedurën penale, burimi i provës dhe mjetet sprovuese, provat sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, ekspertimi dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe llojet e tyre si prova, kontrolli, këqyrja kërkesat ndërkombëtare, provueshmëria dhe pranueshmëria. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme), të mbështetur edhe nga trajnuesi Bashkim Hyseni gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 11-11-2024