
Moduli: Provat në procedurën penale, sesioni i dytë- Provat sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës
Më 01 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: palët dhe veprimet e tyre për sigurimin e provave dhe llojet e provave sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe interaktivitet.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 01-07-2024