Moduli - Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare – sesioni i katërt, Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës
Më 20 janar 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit, profesor Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, ndikimi i stresit në punë dhe menaxhimi i stresit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar të gjeneratës prej tyre një është nga komunitetit boshnjak.
Postuar më: 20-01-2023