Moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni i dytë – Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor
Më 15 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnim teorik moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni gjyqtaret e sapo emëruar kanë realizuar përgatitjen për shqyrtimin gjyqësor të karakteri publik, nëpërmjet gjykimit të simuluar në një nga sallat e Gjykatës Supreme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 15-07-2024