blog-post

Postuar më: 25-07-2024

Moduli: Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore” -Simulim gjykimi për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë

Më 25 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë ka realizuar “Simulim gjykimi” konform përmbajtjes se programit trajnues dhe në mbështetje të trajnuesit z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në gjykatën Themelore në Gjakovë.

Gjatë këtij simulimi është zhvilluar rasti praktik i përcaktuar në modul dhe secili gjyqtarë ka performuar rolin e caktuar. Në kuadër të këtij simulimi gjyqtarët kanë avancuar teknikat e rreth fjalës hyrëse, përfundimtare, marrjes në pyetje në mënyrë të tërthorët, drejtpërdrejte dhe shpalljen e aktgjykimit, të ndarë sipas roleve adekuate të rastit.

Simulim i gjykimit nga gjyqtarët e sapo emëruar është realizuar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :