blog-post

Postuar më: 25-11-2024

Ndërmjetësimi komercial si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve

Më 25 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID – Drejtësinë Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Ndërmjetësimi komercial si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve”.

Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: znj. Simona Frumen, eksperte nga FMCS. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procedurës së ndërmjetësimit komercial si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor nga Gjykata Komerciale.

  • gallery

Shpërndaje :