blog-post

Postuar më: 14-02-2023

Nën moduli: Aktakuza procedura e shqyrtimit, sesioni i gjashtë: Propozimet ndaj kryersve të veprave penale me çrregullime mendore nën ndikim të alkoolit dhe drogës

Më 14 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësia penale për kryerësit me çrregullime mendore, përgjegjësia penale për kryerësit e veprave penale të cilët janë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe propozimi dhe procedura e shqiptimit të masës për trajtim të detyrueshëm, rehabilitues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :