blog-post

Postuar më: 10-10-2023

Nën moduli –Aktgjykimi dhe llojet e tij, sesioni i tretë: Aktgjykimi lirues dhe refuzues

Më 10 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: aktgjykimi refuzues, aktgjykimi lirues dhe aktgjykimi dhe refuzues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :