blog-post

Postuar më: 05-09-2023

Nën moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile, sesioni i dytë: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje civile

Më 05 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile për lutjet që burojnë nga Kosova, procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile, për lutjet që burojnë nga shtetet e huaja, e që i drejtohen Kosovës, Jurisdikcioni në bazë të Ligjit të Procedurës Kontestimore (LPK), Juridiksioni sipas Ligjit për Arbitrazhin, Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private (KHDNP), Bashkimi Evropian - rregullativa ligjore në fushën e procedurës civile evropiane dhe Konventa e Minskut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :