Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale sesioni i dytë- Të kuptuarit e dëshmitarit në përgjithësi
Më 28 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: dëshmitarët në një proces penal, llojet e dëshmitarëve në përgjithësi dhe sipas KPPRK, dëshmitari - dëshmitarët i/e liruar nga detyrimi për të dëshmuar, dëshmia në një proces penale, procedurë paraprake dhe në shqyrtim gjyqësor dhe mos fajësimi i vetvetes nga dëshmitari apo të afërmve të tij.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 28-09-2023