blog-post

Postuar më: 13-02-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i gjashtë: Provat materiale që mbështesin dëshminë e dëshmitarit

Më 13 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përdorimi i dëshmisë së mëparshme të dëshmitarit, leximi i deklaratave të tjera të dhëna me pare, dëshmitarët nën mbrojtjen e veçantë, provat e marra jashtë gjykatës dhe leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :