blog-post

Postuar më: 06-09-2023

Nën moduli: Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale, sesionin e parë- Parimet në procedurën penale

Më 06 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimet dhe kompetencat e gjyqtarit në procedurën penale dhe mënyrat dhe kushtet e kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komuniteteve tjera një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :