Nën moduli: Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sesioni i katërt- Struktura dhe organizimi i sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës
Më 08 maj 2023, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor ”, në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion të katërt janë: Organizimi i sistemit prokurorial, këshilli prokurorial i Kosovës, mandati i këshillit prokurorial të Kosovës, përbërja e këshillit, mandati i anëtarëve të këshillit dhe përfundimi i mandatit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 08-05-2023