blog-post

Postuar më: 07-06-2023

Nën moduli: E drejta e BE-së sesioni i katërt: Qytetëria e Bashkimit Evropian

Më 07 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kush është qytetari i Bashkimit Evropian, çka përfshin qytetaria e Bashkimit Evropian dhe argumentet në favor të qytetarisë së BE-së dhe dispozitat ligjore

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :