Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i dhjetë: Pasurimi i pa bazë, gjerimi i punëve të huaja pa porosi dhe shprehja e njëanshme e vullnetit
Më 21 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: padia e pasurimit të pa bazë, aktgjykimi lidhur me padinë e pasurimit të pabazë, kryerja e punëve të huaja pa porosi (negotiorum gestio), shprehja e njëanshme e vullnetit si burim i detyrimeve, premtimi publik i shpërblimit dhe shenjat e legjitimacionit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 21-06-2023