Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i tetë: Shkaktimi i dëmit si burim i detyrimeve
Më 19 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësia delikatore civile, shkaqet e dëmit material, ndryshimi i rrethanave, përjashtimi i përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar dhe baza e përgjegjësisë deliktore civile
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 19-06-2023