Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta- sesioni i shtatë: Pengu, hipoteka, barra sendore, dhe e drejta e ndërtimit
Më 01 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e shtatë, trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e të drejtës së pengut, të drejtat e pengut ligjor, kontrata e pengut, e drejta e pengut ndaj palëve të treta, regjistrimi i të drejtës së pengut pa posedim, ekzekutimi i të drejtës së pengut, krijimi hipotekës, kontrata e hipotekës, efektet e hipotekës, raporti ndaj personave të tretë dhe ekzekutimi jashtëgjyqësor i një hipoteke afariste.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 01-02-2023