Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i dytë: Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile
Më 13 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e I, është duke realizuar sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, zotësia juridike, zotësia për të vepruar dhe zotësia deliktore e subjekteve të së drejtës civile, të drejat personale, klasifikimi i të drejtave civile subjektive, Të drejtat absolute, të drejtat relative dhe rëndësia dhe akti administrativ
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 13-01-2023