blog-post

Postuar më: 29-06-2023

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i gjashtë: efektet e shkëputjes së kontratës

Më 29 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kontrata të pavlefshme, kontratat e rrëzueshme, mos përmbushja e detyrimit – vonesa, vonesa e kreditorit, zgjidhja e kontratës dhe efektet juridike të zgjidhjes së kontratës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :