Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i tretë: Kontrata e sigurimit-Kompensimi i dëmit
Më 23 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i kontratës së sigurimit, detyrimet palëve kontraktuese, sigurimi i pasurisë, përgjegjësia për shkaktimin e dëmit, parashkrimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 23-06-2023