Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i gjashtë - Dhuna në familje
Më 17 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: përkufizimi i dhunës në familje, masat mbrojtëse kundër dhunës në familje dhe mbrojtja gjyqësore kundër dhunës në familje
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 17-01-2023