Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i katërt - Kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë
Më 13 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i I, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Statusi i fëmijës martesor, kundërshtimi i amësisë, kundërshtimi i atësisë, fëmijët jashtëmartesor dhe vërtetimi i amësisë dhe atësisë në procedurë gjyqësore
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 13-01-2023