Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i parë -E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë
Më 12 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të nën modulit “E drejta familjare” janë duke u trajtuar: kuptimi dhe objektivi i së drejtës familjare, natyra e marrëdhënieve juridike-familjare, parimet dhe burimet e së drejtës familjare, Ligji për familjen i Kosovës dhe kuptimi i familjes.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 12-07-2023