Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i tretë- Format e veçanta të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror
Më 14 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: birësimi (Adoptimi) dhe llojet e tij, vendosja e organizuar në familje, kujdestaria, mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë dhe kujdestaria për raste të veçanta, dhe për të mitur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 14-07-2023