blog-post

Postuar më: 26-07-2023

Nën moduli –“KEDNJ” –sesioni i shtatë: Neni 10 – Liria e shprehjes

Më 26 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik sesionin e shtatë nga nën modulin “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, raast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për Mbrojtën e Sinjalizuesit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me met​odën

interaktive. Përfitues të trajnimit 29 gjyqtarë të sapoemëruar, prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :