blog-post

Postuar më: 25-01-2023

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i katërt: Dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturit

Më 25 janar 2023, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, urgjenca e procedurës dhe afatet e shkurtra, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit, interesi më i mirë i të miturit, privimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit, kompetenca lëndore dhe territoriale e gjykatave, roli dhe kompetencat e organit të kujdestarisë, roli dhe kompetencat e shërbimit sprovues, ndarja dhe bashkimi i procedurës penale, ompetencat e Prokurorit, gjyqtari për të mitur dhe trupat gjykues/kolegjet për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej një është nga komunitetit boshnjak.

Shpërndaje :