Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i katërt- Dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturit
Më 06 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, urgjenca e procedurës dhe afatet e shkurtra, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit dhe rivimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 07-07-2023