Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i parë- Hyrje në Kodin e Drejtësisë për të Mitur -Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre
Më 04 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar parimet udhëzuese, përkufizimet që përdoren në KDM, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme dhe roli i shërbimit sprovues.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 04-07-2023