blog-post

Postuar më: 11-07-2023

Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i pestë- Procedura pergatitore, arresti, ndalimi policor, paraburgimi dhe shqyrtimi gjyqësor dhe vendimet e gjykatës

Më 11 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: kallëzimi penal i policisë, fillimi dhe kohëzgjatja e procedurës pergatitore, mosfillimi i procedurës pergatitore (parimi i oportunitetit), pushimi i procedurës përgatitore dhe autorizimet e kolegjit për të mitur pas marrjes së propozimit për masën edukuese apo për dënim.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :