Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i njëmbëdhjetë-Sanksionet penale-dënimet
Më 07 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i nocionit të sanksioneve penale – shqyrtime të përgjithshme, dënimet dhe llojet e tij, dënimet alternative - nocioni, rëndësia dhe llojet e dënimeve alternative dhe qëllimi i dënimit me kusht si dhe në kuadër të kësaj teme po trajtohet edhe një rast praktik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një komuniteti turk.
Postuar më: 07-09-2023