blog-post

Postuar më: 14-09-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i dytë - Veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut

Më 14 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të sesioni janë duke u trajtuar: shtrëngimi, Privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve dhe kontrolli i kundërligjshëm dhe shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Shpërndaje :